Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarri në burgun e Shënkollit, 11 të larguar nga detyra dhe 19 paralajmërime për shkarkim

Zjarri në burgun e Shënkollit, 11 të larguar nga detyra dhe 19  paralajmërime për shkarkim
August 01
14:50 2016

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Shënkollit, i cili u përfshi nga flakët. Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në këtë burg të sigurisë së lartë mbeti i vrarë një i burgosur dhe u lënduan 7 persona të tjerë.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka urdhëruar marrjen e masave disiplinore ndaj drejtuesve të burgut të Shënkollit për këtë ngjarje duke i konsideruar  përgjegjës për fatkeqësinë, si dhe përforcimin e rregullores së sigurisë në burgje.

Drejtoria e Burgjeve  ka larguar nga detyra 10 efektivë policie dhe një civil, si dhe janë dhënë vërejtje me paralajmërim për shkarkim për 17 policë dhe 2 civilë. Vërejtje ka marrë gjithashtu edhe drejtori i burgut Gjergj Prendi, ndërsa për shefin e policisë, Ferdinand Preçi, është kërkuar transferim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje