Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr në Sarandë, kërkohet ndihmë nga Tirana

Zjarr në Sarandë, kërkohet ndihmë nga Tirana
July 20
10:27 2016

Një zjarr ka përfshirë hapësirën pyjore dhe kullosore të fshatit Cerkovicë në Sarandë. Alarmi është dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm. Inspektorët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje në përpjekje për të mbajtur në kontroll flakët, ndërkohë që po kërkohet ndihma nga Tirana për helikopterë, përcjell Blitz.al.

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë i menjëhershëm, duke iu përgjigjur kërkesës së Bashkisë Finiq. Përfaqësues të MM-së janë nisur drejt zonës ku ka rënë zjarr, me mision monitorimi.

Mësohet se si pasojë e zjarrit, rrezikohen edhe Shëndreu dhe Leshnica.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje