Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr në një spital në Irak, vdesin 11 foshnja

Zjarr në një spital në Irak, vdesin 11 foshnja
August 10
10:44 2016

Të paktën 11 foshnja të porsalindura kanë mbetur të vdekura si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një spital në Bagdad (Baghdad), kryeqytetin e Irakut. Lajmi është bërë i ditur nga Ministra e Shëndetit në vend.

Mësohet se zjarri shpërtheu gjatë natës brenda në maternitetin e spitalit Yarmoku, në perëndim të qytetit. Nëntëmbëdhjetë gra që pësuan djegie dhe probleme me frymëmarrjen nga tymi janë transportuar për trajtim në një tjetër spital.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se zjarri mundet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të tjera. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje