Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr në një apartament në ish-Bllok, dyshohet prej shkëndijës elektrike

Zjarr në një apartament në ish-Bllok, dyshohet prej shkëndijës elektrike
April 01
17:30 2016

Flakët e zjarrit kanë përfshirë pak më parë një apartament në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Burime të policisë bëjnë me dije se ka rënë zjarr rreth orës 18:20, në rrugën “Sami Frashëri”, në katin e pestë të pallatit “Delta”, në banesën e shtetasit A. M.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Fatmirësisht, zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Etiketimet
Shperndaje