Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr në kryeqytet, zjarrëfikësit mbeten në “baltë”!

Zjarr në kryeqytet, zjarrëfikësit mbeten në “baltë”!
December 14
21:08 2017

Pasditen e sotme, një zjarr ka përfshirë kazanët e plehrave pranë shkollës 9 vjeçare “Pjetër Budi”, në hyrje të Gjykatës së Tiranës.

Edhe pse dukej si një ngjarje e vogël, ajo mund të kishte rezultuar fatale sepse pranë kazanëve ishin parkuar disa makina, të cilat mund të kishin provokuar një shpërthim zinxhir.

Sidoqoftë kaq ka mjaftuar që te nxënësit dhe te personat pranë të përhapej panik.

Balkanweb ka siguruar disa pamje teksa shihet tymi që kishte përfshirë të gjithë zonën dhe kishte vështirësuar frymëmarrjen e qindra nxënësve.

Automjeti i parë i zjarrfikësve mbërriti në vengjarje, por pa mundur të vërë në punë mekanizmin e ujit, pasi nuk u ndez gjeneratori.

Kështu që, policët u detyruan të merrnin borxh një bombul zjarr nga një biznes pranë për të shuar pjesërisht flakët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje