Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr në godinën e Presidencës, shkak një shkëndijë elektrike

Zjarr në godinën e Presidencës, shkak një shkëndijë elektrike
September 02
22:06 2016

Një vatër zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në godinën e Presidencës. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë disa objekte që ndodheshin në zyrë.

Burime të Presidencës bëjnë të ditur se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike nga një llambë neoni. Dy zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Sipas tyre, situata është nën kontroll. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje