Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr në burgun e Shënkollit, dyshohet për të lënduar

Zjarr në burgun e Shënkollit, dyshohet për të lënduar
July 30
17:25 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e paraburgimit në burgun e Shën Kollit.

Burime nga policia për Syri.net kanë bërë me dije se një i burgosur i ka vendosur flakën vetes në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Gjithashtu  ka dyshime se nga zjarri ka humbur jetën një i burgosur dhe janë plagosur disa të tjerë. Raportohet se dy persona janë dërguar të asfiksuar në spitalin e Lezhës. Sakaq, më herët është thënë se shkaku i zjarrit ka qenë një bombolë gazi që të burgosurit e përdornin për gatim, megjithatë policia ende nuk ka dhënë një deklaratë rreth ngjarjes në fjalë.

Autoritetet e sigurisë së burgut i kanë nxjerrë të burgosurit në oborr, ndërsa forca policore të Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje  dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Blitz.al/

Shperndaje