Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr masiv në Kanada, evakuohen 60,000 persona

May 04
10:29 2016

Zjarri masiv ka përfshirë pyjet në afërsi të qytetit Fort McMurray në Kanada, i cili është përhapur duke kërcënuar dhe zonat e banuara. Një numër i madh shtëpish janë shkatërruar nga flakët e zjarrit, ndërkohë që rrugët e qytetit në provincën e Albertës janë mbuluar nga hiri, shkruan “BBC”.

Si pasojë e rrezikut të madh, autoritetet kanadeze janë detyruar të evakuojnë rreth 60,000 njerëz nga Fort McMurray, evakuim që ka shkaktuar bllokim të trafikut në rrugën kryesore të qytetit, 380 km në veri të Edmonton.

Ky evakuim i njerëzve për shkak të një zjarri, cilësohet si më i madhi në historinë e Albertës. Sipas meteorologëve, shkak i zjarrit masiv janë bërë erërat e forta dhe thatësira që ka karakterizuar vendin përgjatë këtyre ditëve.

Etiketimet
Shperndaje