Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zjarr i madh në Tepelenë, shpërthejnë disa predha

Zjarr i madh në Tepelenë, shpërthejnë disa predha
August 23
14:39 2019

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në majën e Shën Dëllisë, që ndodhet në kufirin midis Bashkisë së Tepelenës dhe Bashkisë së Memaliajt.

Zjarri ndodhet shumë larg zonës së banuar, rreth 3-4 orë, dhe terreni është shumë i thyer, gjë që e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve. Raportohet se zjarri ka rënë në një kullotë dhe deri tani nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm djegie e bimëve në atë zonë.

Zona është shumë e rrezikshme për ndërhyrje, jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe pasi në të ndodhen predha të mësha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Raportohet se deri tani kanë plasur disa prej tyre, duke bërë që zhurma e tyre të dëgjohet deri në Tepelenë.

Burimi:BalkanWeb

 

Komento
Shperndaje