Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhvillim i ri në rastin e Emiliano Sala, arrestohet një i dyshuar për vrasje

Zhvillim i ri në rastin e Emiliano Sala, arrestohet një i dyshuar për vrasje
June 20
09:15 2019

Një zhvillim i ri ka ndodhur në rastin e Emiliano Sala, futbollistit i cili ndërroi jetë në 21 janar si pasojë e një aksidenti ajror.

Ish-sulumes i Nantes, argjentinasi do të luante për ekipin e Premier League, Cardiff, nëse avioni i vogël që duhet ta transportonte nga Franca në Uells, nuk do të ishte rrëzuar në kanalin e “Le Mans”.

Orët e fundit, policia e Dorset ka arrestuar një 64-vjeçar nga qyteti i Yorkshire, në lidhje me hetimet që po kryhen për vdekjen e futbollistit. Ai akuzohet për vrasje pa paramendim.

Kemi zhvilluar një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me rrethanat në të cilat ndërroi jetë Sala dhe ende vazhdojnë të punojmë, në bashkëpunim dhe me agjensitë partnere. Si pjesë e këtij hetimi, na u desh të konsiderojmë dhe dyshimet për një akt kriminal dhe për rrjedhojë, ditën e sotme është arrestuar një burrë 64-vjeçar, nga Yorkshire, me akuzën e vrasjes pa paramendim si pasojë e akteve të paligjshme që ka kryer.”- tregon inspektori i policisë Simon Huxter.

Megjithatë i dyshuari është lënë i lirë pas marrjes në pyetje dhe detajet në lidhje me akuzat e tij priten të publikohen në orët në vazhdim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje