Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhveshi me dhunë qytetarin në mes të bulevardit, policia: Ndaluam babë e bir, ishin të dehur

April 22
17:04 2016

Në një video të regjistruar në orët e para të ditës së sotme në bulevardin kryesor të Tiranës shihet se si disa efektivë policie, pasi kanë zhveshur lakuriq një qytetar, e kanë shoqëruar në furgonin e policisë. Dëshmitarë në vendngjarje kanë thënë për “Lapsi.al” se skena, që në dukje ngjante si një operacion arrestimi i ndonjë super të kërkuari, ndodhi thjesht për shkak të rezistencës që qytetari shfaqi ndaj uniformave blu.

“Ai kërkonte shpjegime, kurse policët me pretekst se po e kontrollonin, e zhveshën lakuriq”,- është shprehur dëshmitari.

Ngjarja ndodhi përballë hotel “Rogner”. Pas publikimit të kësaj videoje, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë. Në deklaratën e policisë thuhet se gjatë patrullimit të kryer në orën 01:00 të së premtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë konstatuar dy shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Bëhet me dije se ata janë I. L., 50 vjeç dhe M. L., 25 vjeç (babë e bir), të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe kanë bërë rezistencë ndaj punonjësve të policisë. Zëdhënësi i policisë ka theksuar më tej se patrulla e “Shqiponjave” nuk ka zhveshur asnjë person në rrugë dhe se është bërë vetëm ndërhyrja për të shuar sherrin mes tyre.

Komento
Etiketimet
Shperndaje