Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhvendoset në jug të Shqipërisë panairi “Ditë e hapur me Policinë”

Zhvendoset në jug të Shqipërisë panairi “Ditë e hapur me Policinë”
August 19
11:16 2016

Policia e Shtetit do të zhvillojë për 5 ditë në jug të vendit një aktivitet me qëllim hapjen e policisë me publikun.  Ky panair është një bashkëpunim me Ministrinë  e Punëve të Brendshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Panairi “ Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit” do të fillojë sot në Qytetin e Vlorës ku do të qëndrojë hapur në orën 17:00 deri 24:00, në 21 gusht do të jetë në Himarë dhe në 23 gusht në Sarandë tek Shëtitorja.

Në stenda do tw ekspozohen pajisje të Repartit të Forcave Speciale (RENEA), Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) si dhe Salla e Lëvizshme e Komandimit. Kurse në stendat e tjera do të jetë Policia Rrugore, Policia e Hetimit të Krimit dhe Policisë Shkencore, e Sigurisë Publike, stenda e Kufirit dhe Migracionit dhe ajo e Akademisë së Sigurisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje