Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Korçë, gjenden në kënetë trupat e pajetë të dy të rinjve

Korçë, gjenden në kënetë trupat e pajetë të dy të rinjve
August 20
14:08 2016

Disa orë pas zhdukjes së dy të rinjve, të cilët u futën në kënetë për t’u larë, kanë mbërritur në vendngjarje polumbarët. Vetëm pas pak minutash kërkim, ata kanë gjetur trupat e pajetë të dy 17-vjeçarëve. Familjarët e Rei dhe Berti Tahillari, kushërinj mes tyre, kanë kërkuar gjatë gjithë natës për gjetjen e adoleshentëve që tashmë rezultojnë të mbytur.

Dy 17-vjeçarët shkuan për t’u larë paraditen e djeshme në rezervuarin e fshatit Qatrom, një gropë e quajtur ndryshe “Gropa e Danielit”, por nuk kanë dalë më. Familjarët denoncuan në Policinë e Korçës zhdukjen e dy kushërinjve, por sipas tyre, ndërhyrja e strukturave shtetërore ka vonuar.

Thuhet se policia nuk ka lejuar as përdorimin e një motorpompe për thithjen e ujit dhe nuk ka lejuar as afrimin e familjarëve buzë kënetës, duke vendosur kordon. Katër polumbarë janë angazhuar mesditën e sotme për gjetjen e të rinjve. Burime të “News24” shpjegojnë se polumbarët janë vonuar për të shkuar në vendngjarje për shkak të angazhimit në Panairin e Policisë që zhvillohet në jug. Ata janë nisur nga Vlora herët në mëngjes duke përdorur mjete transporti, pasi e kanë të ndaluar të udhëtojnë me helikopter. /Blitz.al/

keneta

Etiketimet
Shperndaje