Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhduket 17-vjeçarja nga Fieri, prindërit: Tha se ndodhej në Kosovë

Zhduket 17-vjeçarja nga Fieri, prindërit: Tha se ndodhej në Kosovë
June 28
11:13 2016

Adoleshentja 17-vjeçare nga Marinza e Fierit, L. Rredhi,  është larguar prej një muaji nga shtëpia, por prej pesë ditësh ajo nuk ka patur as kontakt telefonik me prindërit. Rasti është denoncuar menjëherë në polici nga babai i të zhdukurës, Gramoz Rredhi, i cili ka treguar se për herë të fundit kanë folur në telefon 5 ditë më parë. Ai ka dëshmuar se vajza u kishte thënë se ndodhej në Kosovë, por dyshimet janë shtuar pasi ajo ka telefonuar me prefiks grek.

Edhe xhaxhai i adoleshentes ka treguar se ajo i ka telefonuar tre herë. Në bisedat me të, fillimisht i kishte thënë se ndodhej me një vlonjat, ndërsa më vonë shprehej se po shoqërohej me një shtetas kosovar që kishte njohur në rrjetin social “Facebook”.

Deri tani nuk ka asnjë informacion lidhur me të, ndërkohë që ka nisur hetimi për zbardhjen e rastit.

 

Etiketimet
Shperndaje