Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhduket 15-vjeçari, familja: E rrëmbeu një afgan

Zhduket 15-vjeçari, familja: E rrëmbeu një afgan
August 17
10:34 2016

Një i ri nga Dobërçani i Kosovës rezulton i zhdukur prej dy javës. Prindërit e tij kanë shprehur për “Zëri”-n dyshimet se i biri Liridon Kallaba është rrëmbyer nga një shtetas afgan, i cili “i kishte premtuar parajsën, por i dha ferrin”.

I ati i adoleshentit shpjegon se gjithçka nisi me një miqësi të pazakontë mes të birit (në atë kohë 12 vjeç) dhe afganit Hanzavir Zadran (mbi të 30-tat) në kampet e emigrantëve në Gjermani. Ibrahim Kallaba tregon se 4 gushti ka qenë dita e fundit kur ai e ka parë të birin. Në një bisedë telefonike, 15-vjeçari u komunikoi se ishte shëndoshë e mirë dhe i kapur nga autoritetet hungareze, por kaluan dy javë pa marrë asnjë lajm.

Mësohet se emri i Liridon Kallaba figuron edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në të cilën ka kaluar më 5 gusht 2016. Sa për kontaktin me afganin, Ibrahim Kallaba tregon se hera e fundit kur ka folur me të, ka qenë pak kohë më parë, ku shtetasi Hanzavir Zadran i kishte thënë se nuk ishte parë prej tri ditësh me Liridonin dhe nuk dinte gjë për të. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje