Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhduken dëshmitarët që provojnë se Almir Daci rekrutoi luftëtarë në Siri

Zhduken dëshmitarët që provojnë se Almir Daci rekrutoi luftëtarë në Siri
November 24
14:57 2016

Nga Anduena Llabani

Çifti i dëshmitarëve që do të provojë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda se i afërmi i tyre është rekrutuar dhe dërguar për mision lufte në Siri është zhdukur.

Rudina dhe Ali Duka edhe në këtë seancë nuk i janë paraqitur thirrjes për të dëshmuar në favor të akuzës.

Edhe pse prej 15 seancash, Prokuroria për Krimet e Rënda nuk heq dorë nga dëshmia e çiftit, i cili nuk gjendet më në adresën e dhënë.

Prej muajsh, prokuroria dhe gjykata janë në pritje që komisariatet e policisë të gjejnë dëshmitarët e shumëkërkuar, por ajo që është konstatuar është se ata janë zhdukur.

Në këtë seancë, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi shtyrjen e seancës dhe zhvillimin e saj në datën 7 dhjetor. Kjo kohë do t’i nevojitet prokurorisë të vihet në kërkim të dëshmitarëve.

Almir Daci, ish-imami i Leshnicës, është nën akuzë për rekrutim dhe pjesëmarrje në luftë në Siri. Që prej nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij, gjykata kërkoi konfirmimin me dokumente se ai është vrarë në luftë, për të vendosur mbylljen ose jo të procesit penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje