Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhduken 100 emigrantë në Greqi

Zhduken 100 emigrantë në Greqi
April 05
08:57 2016

100 emigrantë që do të transportoheshin nga Greqia në drejtim të Turqisë ditën e sotme rezultojnë të zhdukur. Autoritetet e sigurisë në ishullin Kios janë duke kërkuar emigrantët që nuk gjenden në port. E gjithë kjo ndodh teksa kërkesat e refugjatëve për azil politik vijojnë të rriten.

Një pjesëtar i policisë tha për “Politichio.gr” se një listë me 250 emigrantë është përgatitur për kthimin e tyre në Turqi, proces që do të zgjasë tri ditë, nga e hëna deri të mërkurën. Teksa porti kryesor i ishullit vijon të jetë i bllokuar për të pestën ditë radhazi, u është bërë apel organizatave humanitare të ndërhyjnë për të ndihmuar me kthimin e emigrantëve. Në rast se kjo nuk arrihet, do të nevojitet ndërhyrja e rojës bregdetare dhe policisë.

Situata në ishullin Kios vijon të mbetet e elektrizuar për shkak se refugjatët refuzojnë të ikin. Nga ishulli Kios nuk është larguar asnjë emigrant drejt Turqisë, nga Lesbos është kryer dërgimi i 187 emigrantëve ndërsa nga ishulli Samos janë larguar vetëm 20 emigrantë.

Etiketimet
Shperndaje