Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjidhet drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar

Zgjidhet drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar
May 06
12:58 2016

Thoma Gëllçi do të jetë drejtuesi i ri i Radio Televizionit Publik Shqiptar, pas votimit të Këshillit drejtues të RTSH-së. Gëllçi do të zëvendësojë në këtë detyrë, Martin Lekën.

Ishin 7 vota pro dhe 4 kundër, për drejtorin e sapokonfirmuar të RTSH-së, i cili garonte për këtë post me prof. Petrit Malajn.

Alfred Peza, i cili është nënkryetar i komisionit të medias, ka deklaruar se drejtori i ri u zgjodh me konsensus. “Ai u zgjodh me shumicë votash nga anëtarët e këshillit drejtues, çka do të thotë se ka marrë mbështetje edhe nga opozita”, – ka deklaruar Peza.

Thoma Gëllçi njihet për publikun shqiptar si kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit” dhe ish-këshilltar i ish-kryeministrit Meta për mediat.

Komento
Shperndaje