Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjidhen drejtuesit e rinj të PS në Berat dhe Shkodër

Zgjidhen drejtuesit e rinj të PS në Berat dhe Shkodër
May 28
14:37 2016

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Socialiste në Berat dhe Shkodër. Procesi i votimit në Berat ka nisur rreth orës 11:00, ku veç deputetëve dhe kryetarëve të njësive vendore që drejtohen nga të majtët, ishte në Berat edhe i dërguari i Kryesisë  së PS-së, Arben Ahmetaj. Kryesia përzgjodhi vetëm një kandidaturë, atë të Valbona Zylyftarit që aktualisht është drejtoreshë e Zyrës së Punës në Berat.

Ndërsa në Shkodër, Arvit Osja morri 168 vota pro dhe 15 kundër nga 183 anëtarët e asamblesë që votuan nga 212 gjithsej. Në Bashkinë e Vaut të Dejës, kandidatura e vetme Sokol Shkreli nuk ka mundur të sigurojë votat, duke marrë vetëm 27 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim. Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, 103 anëtarët kanë zgjedhur me 101 vota pro Lulëzim Zarën në krye të PS-së.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje