Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjerohet koalicioni opozitar, PD-së i bashkohet LDE e Galdinit

Zgjerohet koalicioni opozitar, PD-së i bashkohet LDE e Galdinit
June 01
13:06 2016

Partia për Liri Demokraci dhe Etikë (LDE) i është bashkuar koalicionit opozitar. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha tha se koalicioni opozitar i drejtuar nga Partia demokratike është duke u zgjeruar. Ai ka ftuar edhe parti të tjera që t’i bashkohen opozitës.

“Sot kam mirëpritur z.Arian Galdini dhe delegacionin që e shoqëron dhe kemi arritur marrëveshjen për bashkëpunimin si pjesë e koalicionit opozitar. Koalicioni opozitar zgjerohet me një forcë të re politike. Modeli ynë qëndron në kontrast të thellë të kundërshtarit tonë. Demokracia duhet të ketë fytyrën engjëllore të rinisë shqiptare”, u shpreh Basha, i cili tha se PD s’paragjykon asnjë që dëshiron të bashkohet në përballje me të keqen.

Nga ana tjetër, kreu i LDE-së, Arian Galdini, sqaroi ndryshimin e mbiemrit. “Jam Arian Saliaj, kam lindur në Lushjne. Ndryshimi i emrit tim ka të bëjë me besimin tim.”, tha Galdini, i cili bëri të ditur se shenjat e gishtërinjve në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit i ka dorëzuar tek PD, ambasada amerikane dhe ambasada angleze ku ka marrë edhe viza.

Etiketimet
Shperndaje