Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet tek Universiteti i Mjekësisë, kërkohet rinumërimi. Bara: 8 vota të pavlefshme ndikuan rezultatin

Zgjedhjet tek Universiteti i Mjekësisë, kërkohet rinumërimi. Bara: 8 vota të pavlefshme ndikuan rezultatin
April 21
22:04 2016

Një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve në universitete, njëri nga kandidatët për rektor në Universitetin e Mjekësisë, kërkon rinumërimin e votave. Sipas kandidatit Petrit Bara, duhen rivlerësuar 8 vota të shpallura të pavlefshme, të cilat kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Kjo kërkesë e tij i është drejtuar komisionit institucional zgjedhor.

“Duhet të rivlerësohen 8 vota të pavlefshme, ndikuan në rezultat. Kërkesa ime për të shmangur gabimet njerëzore. Kërkoj rinumërim në prezencë të 3 kandidatëve për rektor”,- është shprehur Bara, i cili garonte përballë Arben Gjatës dhe Mira Rakacollit.