Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet për kreun e LSI-së, Meta fillon nesër fushatën në Korçë

Zgjedhjet për kreun e LSI-së, Meta fillon nesër fushatën në Korçë
September 17
16:32 2016

Pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, ku u shpall kandidatura e Shezai Rrokajt për postin e kryetarit, Ilir Meta ka deklaruar se do të fillojë fushatën për zgjedhjet që do të mbahen më 6 nëntor.

Sipas Ballkanweb, Ilir Meta do të zhvillojë takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Korçë dhe Pogradec.  Nuk dihet ende në qoftë se kandidatët do ta bëjnë fushatën së bashku përpara anëtarësimit apo do të ketë secili fushatën e vet.

Gjithashtu pasi u shpallën kandidaturat Shezai Rrokaj tha se synon të krijojë një parti të hapur dhe ka një platformë të qartë politike./Blitz.al/

Shperndaje