Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në universitete, mes 170 vëzhguesve edhe të rinj amerikanë. Keta: Po hetohet për traktet

Zgjedhjet në universitete, mes 170 vëzhguesve edhe të rinj amerikanë. Keta: Po hetohet për traktet
April 20
10:36 2016

Ditën e sotme, studentët dhe akademikët do të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve. Gjithsej do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh. Në këto zgjedhje, studentët përfaqësojnë 10% të peshës së votës, ndërsa profesorët 90%.

Mësohet se procesi ka nisur në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00. Monitorimi do të kryhet nga 170 vëshgues, mes të cilëve persona të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit Institucional Zgjedhor (KIZ) të UT-së, Majlinda Keta, bëri me dije se procesi po zhvillohet normalisht.

“Vlerësoj është prezencën e madhe të vëzhguesve. Nuk ka pasur asnjë incident gjatë hapjes së procesit të votimit. Prezenca e bazës materiale ka qenë e plotë. Asnjë nga pyetjet nuk ka pasur probleme. Në Fakultetin e Filologjisë ka pasur një fluks të lartë studentësh për të votuar. Sa u takon trakteve të shpërndara, ne do të bashkëpunojmë me policinë. Me pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë do të mund të identifikohen personat përgjegjës”, – u shpreh Keta.

Në Universitetin e Tiranës, gara është përqendruar mes Klodeta Dibrës dhe Mynyr Konit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje