Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në universitete, ja fituesit në rang vendi. Në UT, Mynyr Koni në avantazh

Zgjedhjet në universitete, ja fituesit në rang vendi. Në UT, Mynyr Koni në avantazh
April 20
22:17 2016

U zhvilluan dje zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve publike në vend. Deri tani kanë dalë rezultatet për disa universitete, ndërkohë që në Universitetin e Tiranës, kandidati Mynyr Koni, i cili garon përballë Klodeta Dibrës, është në avantazh.

Bëhet me dije se vazhdon ende numërimi i votave të studentëve pothuajse në të gjitha universitetet e vendit.

Referuar votave të pedagogëve, Mynyr Koni me 460 vota është në avantazh përballë Klodeta Dibrës me 243 vota.

Universiteti Politeknik i Tiranës

Andrea Maliqari është shpallur fitues për rektor të UPT me votat e pedagogëve.
Dekan i Inxhinierisë së Ndërtimit u shpall Gëzim Hasko.
Dekan i Teknologjisë së Informacionit, Vladi Koliqi.
Dekan i Inxhinierisë Mekanike Jorgaq Kacani.
Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencës, Fatos Hoxha.
Dekan i Fakultetit Gjeologji-Miniera Vasil Jorgji.

Universiteti i Mjekësisë

Rektori i ri i Unversitetit të Elbasanit është shpallur Arben Gjata me 105 vota, duke lënë mbrapa kandidatët Mira Rakacolli me 66 vota dhe Petrit Bara me 99 vota.

Universiteti i Sporteve
Agron Cuka me 40 vota është shpallur fitues me 53.6% të votave (vota pedagogësh + studentësh), përballë Artan Shytaj që mundi të sigurojë 46.4% të vota.

Universiteti i Arteve

Dekani i Fakultetit të Artit Skenik u shpall Kastriot Çaushi me 92 vota.

Universiteti i Durrësit

Rektore është zgjedhur Kseanela Sotirofski. Ajo arriti të siguronte mbi 70% të votave. Me 213 vota, ajo la mbrapa Elmaz Lecin dhe Bardhyl Çekun.

Universiteti i Shkodrës

Rektori i ri i universitetit do jetë Adem Bekteshi. Ai fitoi garën përballë Arjeta Troshanit, që nuk arriti të zgjidhej pas numërimit të votave të pedagogëve dhe studentëve.

Universiteti i Elbasanit

Rektor është zgjedhur profesor Skënder Topi, i cili ishte edhe kandidati i vetëm. Topi ka fituar 92% të votave.

Universiteti i Korçës

Rektori i Universitetit të Korçës është zgjedhur Ali Jashari. Ai ka marrë 78 vota, kundrejt kandidatit tjetër për rektor, Lorenc Konomi që mori 68 vota.

Universiteti i Vlorës
Rektori i ri u zgjodh Roland Ziso, me 186 vota pro dhe 7 kundër.

Universiteti i Gjirokastrës
Bektash Mema rezultoi fitues me 93 vota përballë Kostaq Hilës me 31 vota.

Pjesëmarrja në fakultete:

Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 %
Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 %
Fakulteti i Drejtësisë 97 %
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 %
Fakulteti Histori-Filologji 99 %
Departamenti Edukimit Fizik 100 %
Instituti i Fizikës Bërthamore 100 %
Filiali Kukës 100 %
Filiali Sarandë 100 %