Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në SHBA, Trump rinovon sërish ekipin e fushatës zgjedhore

Zgjedhjet në SHBA, Trump rinovon sërish ekipin e fushatës zgjedhore
August 17
11:13 2016

Kandidati republikan për president i SHBA-ve, Donald Trump, e ka riorganizuar ekipin e tij të fushatave zgjedhore, për të dytën herë brenda dy muajsh. Mësohet se anketuesi Conway Kellyanne është bërë  menaxher i fushatës dhe Stephen Bannon i “Breitbart News” CEO i saj.

Pavarësisht se Paul Manafort mbetet drejtues i fushatës, analistët flasin për emërime të reja. Për dy emrat e rinj që iu bashkuan fushatës zgjedhore, Trump u shpreh: “Unë i njoh prej kohësh dhe ata janë të frikshëm. Ata janë fitues, kampionë dhe ne kemi nevojë për ata”.

“Associated Press” shkruan se detajet e kësaj hierarkie pritet të zbardhen në ditët në vijim, ndërkohë që emërime të tjera pritet të bëhen.

Trump është përballur së fundmi me thirrjet e disa republikanëve, të cilët i kërkuan të zbusë retorikën e tij. Kjo vërejtje shkaktoi rënie në anketën e realizuar, por kandidati Donald Trump është i vendosur t’i qëndrojë këtij stili fushate. /Blitz.al/