Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në SHBA, arrestohet britaniku që tentoi të qëllonte Donald Trump

Zgjedhjet në SHBA, arrestohet britaniku që tentoi të qëllonte Donald Trump
June 21
10:59 2016

Një shtetas britanik, i cili tentoi t’i rrëmbente armën një oficeri policie gjatë një tubimi elektoral të Trump për ta qëlluar këtë të fundit, është vënë në prangat e policisë. 20-vjeçari Michael Steven Sandford i akuzuar për akt dhune, ndodhet në paraburgim.

Ai akuzohet se tentoi t’i merrte armën efektivit të policisë duke i thënë se donte të merrte një autograf kandidatit Donald Trump në mitingun e së shtunës në Las Vegas. Sipas gazetave vendase dhe burimeve të gjykatës, ky ishte një plan i mirëmenduar prej disa muajsh, por që kishte vendosur të vepronte tani.

I pyetur nga policia, Michael Steven Sandford, ka mohuar akuzat për tentativë vrasje të kandidatit Trump dhe deklaroi se ndodhej në SHBA prej një viti e gjysmë. Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se nga hetimet e deritanishme mësohet se i akuzuari ishte i papunë dhe qëndronte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë të hënës, kandidati për President, Donald Trump, shkarkoi menaxherin Corey Lewandoëski, i cili mbikëqyrte fushatat elektorale të tij. I pyetur lidhur me këtë vendim të Trump, ai deklaroi se vijonte të mbështeste kandidaturën e Trump, pavarësisht shkarkimit.

Etiketimet
Shperndaje