Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Serbi, ja kush është shqiptarja që kandidon

Zgjedhjet në Serbi, ja kush është shqiptarja që kandidon
April 24
09:30 2016

Në zgjedhjet parlamentare dhe lokale serbe, ku marrin pjesë 21 subjekte politike, Ardita Sinani është e vetmja grua bartëse e listës në Serbi. Ajo shprehet femra në Luginën e Preshevës është e përfaqësuar mirë, megjithatë ajo do të luftojë për më shumë të drejta. Sipas saj, femra në politikë, krijon atmosferë më të qetë.

“Nëse femra është aktive dhe në pozicione vendimmarrëse, atëherë besoj se nuk do të ketë korrupsion, ligji do të zbatohej, do të kishte drejtësi dhe punët do të ecnin në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik.

Ajo ka theksuar se për shqiptarët e Preshevës, më e rëndësishme është të ulet numri i të papunëve dhe të ketë një zhvillim ekonomik të zonës që përbën zonën më të pazhvilluar në gjithë territorin e Serbisë.

Komento