Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Malin e Zi, shqiptarët pësojnë humbje të thellë

Zgjedhjet në Malin e Zi, shqiptarët pësojnë humbje të thellë
October 17
10:09 2016

Zgjedhjet parlamentare të së dielës kanë nxjerrë fituese partinë me në krye Milo Gjukanovic, e cila nuk ka marrë shumicën absolute, por ka arritur të fitojë më shumë mandate sesa partitë e tjera, duke siguruar gjithsej 36 mandate.

Partia proserbe e Frontit Demokratik me në krye Andria Mandic, që përbënte shqetësim kryesor për të gjitha partitë në Malin e Zi, ka mundur të sigurojë vetëm 18 mandate.

Zgjedhjet në Malin e Zi kanë shënuar një humbje të thellë për faktorin politik shqiptar, që nxori vetëm një deputet, konkretisht Genc Nimanbegun, ndërkohë që në Mal të Zi ka plot 8 parti shqiptare, të cilat dolën me tri koalicione të ndryshme në këto zgjedhje. Me këtë rezultat, shqiptarët shënojnë përfaqësimin më të ulët që kanë pasur ndonjëherë në 25 vite. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje