Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Francë, pas Presidencës partia e Macron fiton shumicën parlamentare

Zgjedhjet në Francë, pas Presidencës partia e Macron fiton shumicën parlamentare
June 19
09:47 2017

Vetëm pak javë pasi u zgjodh President i Francës, Emmanuel Macron ka fituar shumicën parlamentare, pasi partia që ai drejton ka triumfuar në zgjedhje.

Sipas exit-polleve, partia e tij Republika në Marshim, bashkë me aleatët e Modem, ka fituar 355 deri në 425 vende në asamblenë kombëtare me gjithsej 577 vende.

Gjithsesi, pritej që partia e tij të fitonte me një rezultat edhe më të thellë.

Partia është krijuar vetëm një vit më parë me gjysmën e kandidatëve të saj që kanë pak apo aspak eksperiencë politike. Nëse konfirmohet, rezultati do t’i japë presidentit Macron një mandat të fuqishëm në parlament për të ndjekur planet e tij të reformave.

Dy exit-polle projektonin Republikën në Marshim dhe aleatët e saj me 355 deri 360 vende të fituara, por një exit poll i tretë u jepte atyre një shumicë më të madhe nga 395 në 425 vende. Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare u shënua nga një pjesëmarrje më e ulët në votim dhe dukshëm më e ulët nga ajo e pesë viteve më parë. /Blitz.al/

Shperndaje