Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Dibër, të pranishëm 268 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë

Zgjedhjet në Dibër, të pranishëm 268 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë
September 09
15:33 2016

Zgjedhjet që do të zhvillohen në Dibër do të monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për 268 vëzhgues, pjesa më e madhe e tyre nga partitë që marrin pjesë. Mësohet se të pranishëm në këtë proces elektoral të pjesshëm do të jenë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ambasada e Suedisë dhe delegacioni i BE-së.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, u bëri thirrje partive politike që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në trajnim për komisionerë dhe numërues, për të pasur një sjellje sa më profesionale gjatë procesit.

Nga ana tjetër, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë apeloi që partitë në vend të mos lejojnë që konfliktualiteti politik dhe shitblerja e votës të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor dhe të cenojnë lirinë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje