Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Dibër-Sherefedin Shehu: Nuk rezultoj në listat e votimit, për mua voton Dibra

Zgjedhjet në Dibër-Sherefedin Shehu: Nuk rezultoj në listat e votimit, për mua voton Dibra
September 11
11:05 2016

Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, nuk mund të japë votën e tij sot pasi emri i tij nuk rezulton në listat e votimit. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë kandidati, i cili është shprehur për “News 24” se sot për të do të votojë e gjithë Dibra.
“Po, nuk votoj dot. Po voton Dibra për mua. Ka presion siç ka nisur që ditën e parë. PD po respekton procedurat. Pres që pjesëmarrja të jetë e përmirësuar”,- ka thënë Shehu.
Për arsye burokratike, shkak për moslistimin e kandidatit demokrat në listat e votimit është bërë një problem për regjistrimin e tij pasi prej kohësh nuk jetonte në Dibër./Blitz.al/

Shperndaje