Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Dibër, qytetarët fotografojnë votat, komisioni i shpall të pavlefshme

Zgjedhjet në Dibër, qytetarët fotografojnë votat, komisioni i shpall të pavlefshme
September 11
13:19 2016

Prej mëngjesit të sotëm ka nisur votimi për kreun e Bashkisë së Dibrës. Të dy koalicionet kanë ngritur akuza dhe kanë denoncuar raste të shumta të incidenteve të ndodhura gjatë procesit.

Fadil Begu, kryetar i KZAZ Nr.19, ka dhënë detaje në lidhje me mbarëvajtjen e votimit në Dibër në një prononcim për mediat. Ai ka pohuar faktin se janë kapur disa persona që kanë fotografuar votën. Komisioni i ka konsideruar të pavlefshme këto vota.

Procesi i votimit ka nisur me vonesë në 118 qendra votimi dhe pritet të mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes. Pjesëmarrja në votime deri tani përllogaritet në 9%./Blitz.al/

Komento
Shperndaje