Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Dibër, PS kandidon me Dionis Ymeraj

Zgjedhjet në Dibër, PS kandidon me Dionis Ymeraj
August 12
18:16 2016

Një ditë më parë, PD zyrtarizoi Sherefedin Shehun si kandidatin e saj për zgjedhjet në Dibër. Koalicioni mazhoritar ende nuk ka arritur në një vendim final, por kandidati më potencial mbetet Dionis Ymeraj, drejtor i Tatimeve në Bashkinë e Peshkopisë.

Pavarësisht se nuk është një figurë publike, ai njihet si një njeri me reputacion në zonën e Dibrës. “TCH” shkruan se mundet që të jetë një garë e vështirë për Dionis Ymeraj. Fillimisht për shkak se do të garojë në një bashki tashmë me imazh të cënuar nga ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili; kandidati opozitar Sherefedin Shehu është një kandidat me reputacion në shkallë kombëtare dhe veç kësaj vihet re një mungesë entuziazmi nga ana e LSI-së.

Zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër janë konsideruar si testim nga të gjitha partitë politike. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje