Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Dibër, kryeson Muharrem Rama i ASHE-së

Zgjedhjet në Dibër, kryeson Muharrem Rama i ASHE-së
September 12
10:13 2016

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Dibër janë bërë tashmë publike. Nga 118 kuti në total mësohet të jenë numëruar 44 prej tyre, nga të cilat kryeson kandidati i mazhorancës, Muharrem Rama.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7.373 vota, 1.556 vota më shumë krahasuar me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, që ka siguruar 5.817 vota nga numërimi i 44 kutive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ishin 33.978 qytetarë që votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë së Dibrës, që do të zëvendësojë Shukri Xhelilin, i cili u shkarkua nga ky post pas publikimit të videos ku shihej të kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Veç kësaj, dallon një pjesëmarrje më e madhe e femrave në votim krahasuar me meshkujt, të cilat përbëjnë 58% të votuesve. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje