Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Dibër, Kreshnik Spahiu: Votim familjar

September 13
17:37 2016

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video të shkëputur nga zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Dibër, ku shihet se si kryefamiljari voton për të gjithë familjen.

Në video shihet se si shtetasi në fjalë hyn në sallën e votimit shoqëruar nga familjarët e tjerë dhe në kutinë e votimit ushtron vetëm ai të drejtën e votës. “Votim familjar 1+4. Për ata që lehin për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Dibra shqiptare apo Middle East?”- shkruan Spahiu bashkangjitur videos. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje