Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në Dibër, ambasadori Lu: Vendi po shkon drejt demokracisë së zhvilluar

Zgjedhjet në Dibër, ambasadori Lu: Vendi po shkon drejt demokracisë së zhvilluar
September 23
18:33 2016

Përkundër akuzave të opozitës për blerje votash në Dibër, ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i ka vlerësuar pozitivisht këto zgjedhje teksa është shprehur se vendi po shkon drejt demokracisë së zhvilluar.

Ai u shpreh kështu gjatë një bashkëbisedimi me studentë të gazetarisë, ku ambasadori u pyet lidhur me zgjedhjet në Dibër dhe akuzat e PD-së për blerje votash. Lu bëri me dije se Ambasada Amerikane dërgoi katër persona në Dibër me qëllim vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Diçka tjetër që di është që Shqipëria po bëhet një demokraci më e zhvilluar për sa u përket zgjedhjeve. Këta vëzhgues të huaj janë një numër shumë i vogël krahasuar me numrin e madh të vëzhguesve shqiptarë. Prandaj, lidhur me nëse këto akuza janë apo jo të vërteta, unë do të shqetësohesha më pak se ç’mendojnë të huajt dhe do të isha më i interesuar të dija se çfarë kanë raportuar vëzhguesit vendas”, – u shpreh Donald Lu.

I pyetur nga një tjetër student se kur është zhvilluar më tepër kanabisi, gjatë kësaj qeverisjeje apo asaj të kaluarës, Lu tha se të dyja qeveritë kanë probleme me drogën. Ai thekson se paraqitet shqetësues fakti se ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje