Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Zgjedhjet, Këshilli i Europës anulon delegacionin e vëzhguesve për 30 qershorin

Zgjedhjet, Këshilli i Europës anulon delegacionin e vëzhguesve për 30 qershorin
June 26
13:51 2019

Këshilli i Europës ka anulaur misionin vëzhgues prej paqartësive në proçesin zgjedhor të 30 qershorit. Flitet për delegacionin e vëzhguesve që ishte programuar të monitoronte zgjedhet e së dielës, ku nuk merr pjesa opozita dhe për të cilat Presidenti ka nxjerrë një dekret për anulim.

Në një e-mail zyrtar dërguar deputetëve, shpjegohet se tërheqja nga vëzhgimi vjen si shkak i pasigurisë së vazhdueshme dhe rreziqeve në disa zona.

E-maili i plotë është ky:

Në vijim të e-mailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara. Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin.

Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës është autoriteti më i lartë që monitoron zhvillimin e zgjedhjeve në Europë.

Burimi: Balkanweb

Share