Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet 2017, tkurren qarqet e vogla me mandate deputetësh

Zgjedhjet 2017, tkurren qarqet e vogla me mandate deputetësh
November 16
11:12 2016

Komisioni i Reformës për ndarjen e re të deputetëve ka propozuar ndryshime për numrin dhe shpërndarjen e deputetëve në rrethet përkatëse në të gjithë vendin.

Në bazë të propozimit që ka bërë ky komision ndryshon harta territoriale e shpërndarjes duke tkurrur rrethet e vogla. Ndërkohë rriten me mandate Tirana e Durrësi.

Ky propozim do të duhet të kalojë në parlament për t’u miratuar.

Vlora kishte 12 deputetë, do të ketë përsëri 12.

Lezha kishte 7, do të ketë 7.

Gjirokastra kishte 5, do të ketë 5

Elbasani kishte 14, do të ketë sërish 14.

Dibra do të mbetet me 6 deputetë pa ndryshuar.

Shkodra sërish me 11 deputetë pa ndryshuar.

Fieri mbetet me 16.

 

Ndërkohë këto janë rrethet që pësojnë ndryshime.

 

Berati  kishte 8 deputetë, do të ketë 7.

Korça kishte 12, do të ketë 11.

Kukësi kishte 4, do të ketë 3.

Tirana nga 32 që kishte, do të ketë 34.

Durrësi kishte 13, do të ketë 14.

deputete

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje