Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet 2017, rrëzohet kërkesa e PD-së për votim elektronik

Zgjedhjet 2017, rrëzohet kërkesa e PD-së për votim elektronik
October 11
17:19 2016

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen në vitin 2017.

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës, Taulant Balla është shprehur se ky propozim nuk mund të përmbushet për shkak të kohës së pamjaftueshme dhe financimit të madh që nevojitet.

Veç kësaj, Balla theksoi se komisioni nuk ka mandate për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Deputeti i Partisë Socialiste ka hedhur poshtë edhe kërkesën e mëparshme të opozitës për financimin e fushatave elektorale vetëm me paratë e shtetit dhe jo me donacione private. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje