Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjatet me 6 muaj gjendja e jashtëzakonshme në Francë, Valls: Do ketë sulme të tjera

Zgjatet me 6 muaj gjendja e jashtëzakonshme në Francë, Valls: Do ketë sulme të tjera
July 20
12:51 2016

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe 6 muaj të tjerë. Kjo masë e ndërmarrë pason sulmin e shënuar javën e kaluar në Nice, ku 84 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e kamionit që shtypi turmën.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos fillimisht pas sulmeve terroriste me 130 viktima që u shënua më 13 nëntor në Paris. Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri francez, Manuel Valls, tha se priten sulme të tjera.

“Sulme të tjera priten në Francë, pavarësisht masave të marra. Franca duhet të mësohet të jetojë me këtë kërcënim. Edhe pse këto fjalë janë të vështira për tu thënë, është detyra ime t’i them.”, u shpreh kryeministri Valls, përcjell Blitz.al.

Zgjatja e gjendjes emergjente do të vijojë deri në fund të Janarit 2017. Pak kohë më parë, Presidenti Francois Hollande u shpreh se nuk kishte ndërmend të zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme përtej 26 korrikut. Zgjatja e fundit e kësaj gjendje u bë në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit që u zhvillua në Francë. Tashmë pritet miratimi nga Senati.

Komento