Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zënka me të dashurin, 16-vjeçarja shtypet nga treni pasi u hodh që të bënte paqe me të

Zënka me të dashurin, 16-vjeçarja shtypet nga treni pasi u hodh që të bënte paqe me të
May 03
10:12 2017

Një 16-vjeçare ka humbur jetën duke u shtypur nga treni, pasi ishte hedhur jashtë tij për t’u pajtuar me të dashurin e saj 20-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Parona të Italisë të enjten e kaluar, kur adoleshentja volejbolliste raportohet se ra aksidentalisht në shinat e trenit, në ndjekje të të dashurit të saj me të cilin sapo kishte pasur një zënkë.

Ngjarja ka tmerruar të pranishmit dhe vetë i dashuri i saj ndodhet në një shok total prej asaj dite.

“Iza ishte engjëlli im, i kisha rikthyer buzëqeshjen”.

Janë këto fjalët e pakta, të mbushura me dhimbje që arrin të thotë Michele, 20-vjeçari i fejuar me Izabelën, studenten premtuese 16-vjeçare që vdiq para syve të të dashurit të saj, e shtypur nga treni në Parona të Italisë.

Që prej të enjtes së shkuar, i riu nuk del më nga shtëpia, pasi e dashura, që kishte rigjetur lumturinë në krahët e tij, i kishte fluturuar para syve, pas një zënke normale të dashuruarish.

“Prej njohjes me Michele-n ajo nuk kishte më vështrimin melankolik që e shoqëronte përherë kur ishte në Bergamo, qyteti jetonte më parë ”,- kanë thënë miqtë e tyre.

NGJARJA

Pas diskutimit që kishin pasur, Michele kishte dalë me biçikletë nga treni. Ajo e kishte ndjekur për të folur me të, por kishte rënë në shina aksidentalisht dhe ishte shtypur nga treni, që e tërhoqi zvarrë për të paktën 150 metra.

Trupi u tërhoq nga familjarët e viktimës që i kanë organizuar funeralin.

Ngjara tronditi të afërmit dhe komunitetin, pasi u pre në mes një jetë dhe një dashuri mes 2 të rinjve në moshën më të mirë. /Blitz.al/

Shperndaje