Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zëdhënësja e punëve të jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç: Liria e shprehjes dhe e medias, themelore

Zëdhënësja e punëve të jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç: Liria e shprehjes dhe e medias, themelore
October 14
14:16 2016

Bashkimi Europian është duke ndjekur me vëmendje censurën mediatike  në Shqipëri.

Maja Koçijançiç, zëdhënësja e BE-së për çështjet e huaja, ka reaguar rreth situatës aktuale në vendin tonë dhe bllokimin e emisionit investigativ “Publicus”, që trajtonte vdekjen e Ardit Gjoklajt. Sipas prodhuesve të dokumentarit, bllokimi është bërë me ndërhyrjen e Erion Veliajt te pronarët e kanalit Vizion Plus.

“Liria e shprehjes dhe e medias është themelore për një demokraci. Këto liri janë themeli i BE-së. Po ndjekim zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Censura do të analizohet në raportin e përvitshëm”,- është shprehur Koçijançiç./Blitz.al/

Komento
Shperndaje