Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Zbutet” Ministria e Financave, miraton gjobat e reja për bizneset

September 19
10:46 2016

...

Ministria e Financave ka vendosur të zbusë gjobat e vendosura ndaj bizneseve në kuadër të luftës ndaj informalitetit. Ky vendim vjen pas gjobave marramendëse që u vendosën fillimisht ndaj bizneseve. Pas diskutimeve të shumta dhe ndryshimeve të ligjit të procedurave tatimore, bizneset kanë marrë variantin përfundimtar.

Moslëshimi i kuponit tatimor do të gjobitet me 50 mijë lekë, krahasuar me supergjobën prej 500 mijë lekësh vendosur fillimisht. Në rast përsëritje, aktiviteti bllokohet 30 ditë, e në rast përsëritje të vazhdueshme do të konsiderohet evazion tatimor.

Mosdeklarimi i punonjësve do t’i kushtojë 50 mijë lekë biznesit të vogël dhe 200 mijë lekë të madhit. Kujtojmë se në vendim fillestar, gjoba për biznesin e madh ishte parashikuar 500 mijë lekë.

Malli i pashoqëruar me faturë tatimore nuk do të ndiqet me bllokim të mallit, por biznesi i vogël kalon si tatimpagues i TVSH-së, ndërsa biznesit të madh i bëhet rivlerësimi. Në të dyja rastet gjoba është sa 100% e tatimit të deklaruar, përveç tatimit dhe kamatëvonesave.

Për të parë konkretisht masat ndëshkuese pas ndryshimeve në ligjin e procedurave, shfletoni galerinë. /Blitz.al/

Komento