Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet Super-Toka: planeti i ri ka ujë dhe mund të jetë i banueshëm!

Zbulohet Super-Toka: planeti i ri ka ujë dhe mund të jetë i banueshëm!
September 12
09:20 2019

Për herë të parë, astronomët kanë zbarkuar në atmosferën e një planeti jashtë sistemit tonë diellor dhe kanë zbuluar në të burime uji dhe temperatura potenciale për të mbështetur jetesën.

Planeti i jashtëm njihet si K2-18b ose siç do e quajmë në vazhdim “Super-Toka” dhe ka një masë 8 herë më të madhe se planeti ynë. Në fakt, ai është zbuluar për herë të parë nga anija kozmike Kepler në 2015, dhe ndodhet 110 vite dritë larg Tokës.

Skuadra kërkimore përdori të dhënat e arkivuara që ishin regjistruar nga teleskopët dhe shprehet se qartësisht panë shenjat e burimeve të ujit, të hidrogjenit dhe heliumit në atmosferë. Gjetjet e tyre janë publikuar ditën e djeshme në “Nature Astronomy”:

“Të gjeturit ujë në një botë tjetër potencialisht të jetueshme, përveç Tokës është tmerrësisht emocionuese. K2-18b nuk është “Toka 2.0” duke qenë se është shumë më i rëndë dhe ka një përbërje atmosferike ndryshe. Gjithsesi, na afron me përgjigjen e pyetjes thelbësore: “A është Toka unike?”- është shprehur Angelos Tsiaras, autor i studimit.

Planeti sillet rreth orbitës për 33 ditë, duke qenë se është më afër Yllit të tij në krahasim me largësinë e Tokës nga Dielli. Por njëkohësisht, Ylli i tij është shumë më i ftohtë se Dielli dhe kjo bën që të ketë dhe temperatura të ngjashme me ne.

Me aq shumë super-Toka të reja që pritet të zbulohen në dekadat e ardhshme, me shumë mundësi ky është vetëm një prej shumë planetëve të tjerë potencialisht të jetueshëm. Studimet e ardhshme do të zbulojnë të dhëna të reja emocionuese për vazhdimësinë e jetës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje