Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet pagesa që merr Cristiano Ronaldo për çdo postim në Instagram

Zbulohet pagesa që merr Cristiano Ronaldo për çdo postim në Instagram
July 06
08:14 2017

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më aktivë në rrjete sociale që herë pas here publikon foto, video apo statuse me miliona ndjekës në Instagram apo Facebook.

Por nëse për një qytetar të thjeshtë të pasurit e një adrese Facebook-u apo Instagram-i është një mënyrë për të komunikuar, për VIP-a si Ronaldo apo këngëtarë të njohur paguan vetë Instagrami.

Ylli i Realit dhe i Portugalisë është një nga personat më të paguar në Instagram. Ai ka 106 milionë ndjekës dhe sipas një studimi të bërë nga “Hooper” është bërë e ditur se ai fiton 400.000$ për çdo postim.

Por gjithsesi ai nuk është më i paguari, pasi në vend të parë është Selena Gomez me 550 mijë dollarë dhe në vend të dytë Kim Kardashian me 450 mijë dollarë.

Ronaldo është futbollisti i parë që bëhet pjesë e 10 personave më të paguar, duke u ndjekur më pas nga basketbollisti i Cleveland Cavaliers, LeBron James.

Kjo është lista e shprehur në stërlina. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje