Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet mashtrimi i 27 personave në Tiranë, në kërkim Lule Makashi

Zbulohet mashtrimi i 27 personave në Tiranë, në kërkim Lule Makashi
April 26
13:00 2016

Policia e Tiranës ka identifikuar tre persona që mashtronin qytetarët, duke iu premtuar punësim dhe studim në Kanada, Angli dhe Australi. Mësohet se shtetasit  Klevis Rreshka 25 vjeç, Luli Makashi 52 vjeç dhe Adeila Makashi 28 vjeç, kanë mashtruar 27 vetë në Tiranë duke përdorur siglën e shoqërisë “ANDE-LM”.

Ata kanë mashtruar qytetarët duke u marrë shuma të mëdha parash kundrejt punësimit në vendet e lartpërmendura. Të njëjtat burime shprehen se denoncimi është bërë nga vetë qytetarët e mashtruar, ndërkohë që vlera e dëmit të shkaktuar dyshohet se arrin në 5 milion euro.

Operacioni i policisë është kryer gjatë natës, rreth orës 03:15. Uniformat blu vunë në pranga shtetasin Klevis Rreshka, ndërsa janë shpallur në kërkim Luli dhe Adeila Makashi.

52-vjeçarja Makashi, e cila zotëron shoqërinë ‘ANDE-LM’ në Tiranë, akuzohet se së bashku me Adeila Makashin dhe Klevis Rreshkën kanë mashtruar qytetarët. Dyshohet se dy të akuzuarat janë larguar nga vendi dhe kanë shkuar në Kanada. Lule Makashi është gruaja e ish-drejtorit të Policisë së Durrësit Edmond Makashi që i dha fund jetës përmes vetëvrasjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje