Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet arsyeja e vetvrasjes së policit në Fier, shkak është bërë Vettingu!

Zbulohet arsyeja e vetvrasjes së policit në Fier, shkak është bërë Vettingu!
April 25
08:28 2018

Ditën e djeshme një punonjës policie në fier vrau veten me pistoletën e punës në ambientet e komisariatit. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që kolegët e tij kanë dëshmuar se Kastriot Fafa prej një jave ka qenë në panik nga proçesi i Vetingut.

Burime pranë policisë kanë rrëfyer për ABC Neës se Fafa u ka treguar shqetësimin e tij kolegëve si dhe dyshimeve  ku mund të goditej gjatë verifikimit të punës.

46 vjeçari më parë kishte punuar inspektor zone dhe i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë. Megjithatë grupi hetimor ende nuk ka dalë zyrtarisht për shkakun e vetëvrasjes së Fafës prej kohësh punonjës i policisë.

Dhjetë ditë më parë nga inspketor zone ishte caktuar punonjës policie në patrullën e shërbimit. Ka qenë kjo periudhë kur edhe ka shprehur dyshimet dhe frikërat e tij. Fafa është  vetëqëlluar me puthitje në gjoks, në zemër dhe për këtë arsye nuk u dëgjua zhurma e të shtënës.

Ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushoje në fjetinën e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë. Kolegët donin të hynin në dhomën ku gjendej Kastrioti, por dera ishte  e mbyllur nga brenda.

I kanë thirrur nga dritarja, por kur panë se nuk reagonte thyen derën dhe e gjetën të vrarë. 46 vjeçari  kishte hequr këpucët, ishte shtrirë dhe kishte qëlluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemrës. /Blitz.al/

Shperndaje