Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen pamjet filmike të grabitjes me armë në një supermarket në Kamëz

Zbulohen pamjet filmike të grabitjes me armë në një supermarket në Kamëz
June 17
12:17 2016

...

...
Picture 1 of 3

Ditën e djeshme është bërë i njohur lajmi se një grabitës ka hyrë i armatosur në një supermarket ne Kamëz ndërkohë që sot pas arrestimit të autorit të dyshuar të grabitjes me armë, News 24 ka treguar edhe pamjet filmike nga ngjarja.

Është qëlluar me 6 plumba nga ku është plagosur 19 vjeçarja, shitëse në supermarket. Aty pranë ka qenë edhe një oficer policie por plumbat nuk e kanë prekur.

Grabitësi ka qenë i veshur me xhup të errët, pantallona të zeza dhe atlete të vjetra, ndërkohë që mbante edhe një kapuç në kokë.

Nga burime pranë policisë thuhet gjithashtu se autori ka kërcënuar duke thënë: “Do ju vras të gjithëve” ndërkohë që largohej nga vendngjarja.

Komento
Shperndaje