Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohen 10 shqiptarë të fshehur në kamionin frigorifer, shmanget tragjedia

Zbulohen 10 shqiptarë të fshehur në kamionin frigorifer, shmanget tragjedia
October 15
14:24 2016

Dhjetë shtetas shqiptarë që tentonin të mbërrinin në Britaninë e Madhe janë zbuluar nga autoritetet holandeze. Mësohet se ata ishin fshehur brenda një kamioni frigorifer, i cili ishte në gjendje pune gjatë kohës që shqiptarët ndodheshin brenda, referuar raportimit të “ABC News”.

Ndërhyrja në kohë e autoriteteve holandeze në pikën kufitare të Europorit në Roterdam shmangu tragjedinë e mundshme. Dhjetë shqiptarët, pavarësisht gjendjes së vështirë shëndetësore, kishin vendosur të vazhdonin udhëtimin edhe pse ai do të zgjaste edhe rreth 8 orë të tjera.

Bëhet e ditur se shqiptarët e ndaluar ishin të moshave 19-37 vjeç. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje