Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbardhet vendimi: Pjerin Lazri, i akuzuar më parë për dhunë

Zbardhet vendimi: Pjerin Lazri, i akuzuar më parë për dhunë
November 11
11:47 2016

Pjerin Lazri, personi që shihet në videon e transmetuar në Shkodër duke nxjerrë pistoletën për të kërcënuar tregtarët e duhanit dhe që aktualisht mban detyrën e shefit të krimit ekonomik në policinë e Shkodrës, ka qenë i akuzuar edhe më parë për dhunë.

Në bazë të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që mban datën 13.11.2012, të zbardhur nga Blitz.al, Lazri është gjykuar  për cenim të nderit dhe personalitetit të shtetasit Florin Gjini, si dhe për dëmtime të tjera të shëndetit shkaktuar atij.

Ngjarja ka ndodhur në Velipojë në vitin 2012 dhe në bazë të denoncimit të bërë nga Florin Gjini, ai pretendon se është ndaluar nga punonjësi i policisë, Pjerin Lazri, dhe është keqtrajtuar, duke e goditur në trup dhe kokë. Paditësi pretendoi se një dhunë e tillë ka cenuar shëndetin, nderin dhe dinjitetin e tij.

Në këtë vendim të Gjykatës së Lartë, kolegji civil vendos që çështja të rikthehet në Shkallën e Parë të Shkodrës, për shkak se kishte disa shkelje proceduriale. Ndërkohë që në dy vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës dhe Apelit, Lazri dënohej me 230 mijë lekë gjobë për cenim të nderit dhe dinjitetit, si dhe dëme të tjera lidhur me shëndetin e shtetasit Florin Gjini.

Gjykata e Lartë e ka rikthyer këtë vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë. Nuk e dimë ende vendimin që ka marrë më pas Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës, nëse si përfundim Lazri është dënuar ose jo.

Por kjo mbetet për t’u hetuar pranë Gjykatës së Shkodrës. /Blitz.al/

lazri

shefi-i-krimit-ekonomik

 

Komento
Shperndaje